Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pesë ushqimet që ulin presionin e gjakut

Frutat

Frutat

Shumë njerëz mendojnë se është e pamundur për të zvogëluar presionin e gjakut pa marrë ilaçe. Megjithatë, ekzistojnë mjete të tjera jo më pak efektive, siç mund të jenë pesë ushqimet e parashtruara më poshtë.

Mjalti – kryen një punë të shkëlqyer duke zgjatur enët e gjakut. Për të marrë rezultatin e dëshiruar, thjesht konsumoni dy lugë mjaltë, të holluar në ujë të ngrohtë, në stomak bosh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fara shalqini – Ky produkt përmban një përbërës i cili zgjeron enët e gjakut. Për të parandaluar hipertensionin, hani vetëm një lugë çaji me fara shalqini dy herë në ditë.

Limon – Lëngu i limonit ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut. Prandaj, mjekët rekomandojnë të konsumoni limon në baza të rregullta.

Banane – Vetëm dy nga këto fruta tropikale në ditë mund të zvogëlojnë presionin e gjakut për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit, magnezit, kalciumit, vitaminës D dhe acidit folik.

Selino – Të gjitha pjesët e kësaj perime janë të dobishme për pacientët me hipertension. Selinoja relakson muskulin e zemrës dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut tek organet. Përveç kësaj, rrënja dhe gjethet përmbajnë përbërës aktiv biologjik të çmuar: aminoacidet, vajrat esenciale, vitaminat dhe mikroelementet.