Të gjithë e dinë se pastrimi i duarve është një mënyrë e lehtë për të qëndruar të shëndetshëm, por nuk ishte gjithmonë kështu. Në vitet 1840-a, avokimi për këtë çështje i kushtoi me karrierë një mjekut.
Për të shmangur shpërndarjen e gripit dhe koronavirusit, me gjasë këshilla më e paktë kontroverse – dhe më e efektshme – është t’i pastroni duart.
Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve këshillon një pastrim prej 20 sekondave me sapun dhe ujë, por kjo nuk është konsideruar gjithmonë si diçka e zakonshme. Në shekullin e XIX një gjë e tillë ishte skandaloze, shkruan “National Geographic”.
Në vitet e 1840-a, në Evropë shumë nëna të reja vdisnin për shkak të sëmundjes së njohur si ethet e lehonisë apo ethet e lindjes së fëmijës. Madje edhe nën përkujdesin më të mirë shëndetësor, gratë sëmureshin dhe vdisnin pak pasi sillnin foshnjat në jetë, transmeton KOHA.
Mjeku hungarez, Ignaz Semmelweis, ishte intriguar nga ky problem dhe kishte kërkuar origjinën e tij.
Edhe
Furça e dhëmbëve është e mbushur me baktere, kur duhet ta ndërroni?
Mamitë dhe mjekët
Semmelweis kishte punuar në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës, i cili kishte dy reparte të ndara të maternitetit: njëra me personel nga mjekët meshkuj dhe tjetra nga mamitë femra.
Ai vuri re që shkalla e vdekshmërisë nga ethet e lehonisë ishte shumë më e ulët kur mamitë përkujdeseshin gjatë lindjeve. Gratë nën kujdesin e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë vdisnin dyfish më tepër se pacientët e mamive.
Mjekët testuan një numër të hipotezave për këtë fenomen. Semmelweis hetoi se pozicionimi jo i duhur i grave gjatë lindjes kishte një ndikim në këtë fakt. Ai gjithashtu studioi nëse turpërimi se po ekzaminoheshin nga një mjek po u shkaktonte ethet.
Ai mendoi se ndoshta priftërinjtë që merrnin pjesë në procesin e lindjes te pacientet që vdisnin nga ethet i trembte nënat e reja për vdekje. Semmelweis vlerësoi secilin faktor, për t’i përjashtuar më pas të gjitha këto mundësi.
Grimcat dhe patogjenët
Pasi i largoi mundësitë e tjera, Semmelweis gjeti fajtorin: kufomat.
Mëngjeseve në spital, mjekët vëzhgonin dhe asistonin studentët e tyre me autopsi si pjesë e trajnimit të tyre mjekësor.
E pasdite, mjekët dhe studentët punonin në repartin e maternitetit, duke ekzaminuar pacientët dhe duke ndihmuar nënat të lindnin fëmijët. Mamitë nuk kishin asnjë kontakt të tillë, ato punonin vetëm në repartin e tyre.
Semmelweis ngriti hipotezën se “grimcat e kufomave” po transferoheshin nga trupat e vdekur te nënat nga ana e mjekëve dhe studentëve.
Mjekët nuk e kishin obligim t’i pastronin duart midis vizitave të pacientëve, ndryshe nga sot. Çfarëdo patogjeni me të cilin ata kishin kontakt gjatë autopsisë, do të transferohej edhe në repartin e maternitetit.
Teoria e mikrobeve ishte në fillimet e veta (shkencëtarët Louis Pasteur dhe Joseph Lister ishin me dekada larg punës së tyre që do të kishte ndikim), kështu në vend të “mikrobe” Semmelweis i quajti ata agjentë “dekompozues të lëndës organike të kafshëve”.
Gratë infektoheshin nga këto grimca dhe vdisnin nga ethet pas kontaktit me mjekët.
Fillimi i pastrimit të duarve
Më 1847, Semmelweis implementoi pastrimin e duarve në mënyrë të detyruar tek studentët dhe mjekët që punonin për të në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës.
Në vend të përdorimit të një sapuni të thjeshtë, ai përdori një zgjidhje duke klorinuar gëlqeren që largoi tërësisht erën e kalbjes nga duart e mjekëve.
Stafi filloi të pastronte veten dhe instrumentet e tyre. E një gjë e tillë uli shkallën e vdekshmërisë në këtë repart.
Edhe Çorapet për gra të leshta dhe politika bakterialePor, kjo teori e tillë nuk u pranua.
Në pranverën e vitit 1850, Semmelweis iu drejtua skenës prestigjioze të “Shoqërisë Mjekësore e Vjenës” ku lartësoi teorinë e pastrimit të duarve para turmës së mjekëve.
Teoria e tij u përplas me mençurinë e pranuar mjekësore të kohës dhe u refuzua nga komuniteti mjekësor, i cili fajësoi si shkencën, ashtu edhe logjikën e tij.
Historianët besojnë se kjo teori u refuzua pasi i fajësonte ata për vdekjen e pacientëve të tyre.
Përkundër ndryshimit në nivelin e vdekshmërisë në maternitet, Spitali i Vjenës hoqi dorë nga larja e detyrueshme e duarve.
Vitet e ardhshme ishin shumë të vështira për Semmelweisin. Ai u largua nga Vjena për të shkuar në Pest të Hungarisë ku gjithashtu punoi në një repart të maternitetit.
Ai e institucionalizoi praktikën e pastrimit të duarve atje, dhe ashtu si në Vjenë, në mënyrë drastike e uli numrin e vdekjeve gjatë lindjes. Megjithatë, suksesi i tij i shpëtimit të jetëve nuk bëri që idetë e tij të pranoheshin.
Semmelweis kishte publikuar artikuj për pastrimin e duarve në vitin 1858 dhe 1860, që u pasua nga një libër një vit më vonë, por teoritë e tij ende nuk ishin përqafuar nga institucionet.
Libri i tij u kundërshtua në shkallë të lartë nga mjekët me teori tjera rreth përhapjes së etheve.
Disa vjet më vonë, shëndeti i Semmelweisit filloi të përkeqësohej.
Disa besojnë se ai vuante nga sifilisi i sëmundjes së Alzheimerit. Ai ishte shtruar në një institucion mendor dhe vdiq jo shumë kohë më vonë.
Mos-dëgjimi i mjekut
Më 1867, dy vjet pas vdekjes së Semmelweisit, kirurgu skocez Joseph Lister gjithashtu shtyu idenë e pastrimit të duarve dhe instrumenteve kirurgjikale për të ndalur sëmundjet infektive.
Edhe idetë e tij gjithashtu u kritikuan, por në vitet 1870 mjekët filluan të pastronin duart rregullisht para një operacioni.
Jo shumë kohë më pas, të tjerët filluan të pranojnë punën e hershme të Semmelweis.
Puna e tij më vonë çoi në zhvillimin e teorisë së mikrobeve nga Louis Pasteur, e cila ndryshoi mënyrën se si mjekët kujdeseshin për pacientët e tyre dhe hetonin shkakun e përhapjes së sëmundjeve.
Kirurgët filluan të pastrojnë duart rregullisht nga vitet 1870, por rëndësia e pastrimit të duarve nuk u bë universale deri një shekull më vonë.
Edhe
10 gabimet që po i bëni me sanitizuesit e duarve gjatë pandemisë
Kjo ka ndodhur kur në vitet e 1980-a, pastrimi i duarve zyrtarisht ishte inkorporuar në sistemin shëndetësor amerikan, me udhëzimet e para të higjienës së duarve.
Më shumë se një shekull nga teoria e Semmelweisit, Universiteti i Mjekësisë në Budapest ndryshoi emrin në “Universiteti Semmelweis”, në nder të këmbënguljes së tij për të përmirësuar kujdesin shëndetësor përmes pastërtisë.