Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

10 gabimet që po i bëni me sanitizuesit e duarve gjatë pandemisë

Pas udhëzimeve zyrtare, shumica nga ne kemi blerë sanitizues (pastrues) duarsh për t’i mbajtur duart tona të pastra dhe t’i shmangemi infektimit me koronavirus. Por, duhet ditur se për përdorimin e këtij pastruesi, sikurse edhe për sapunët, ka mënyra të duhura dhe të gabuara.

Faqja e njohur e këshillave, “Eatthis”, ka pyetur ekspertët për të na treguar më shumë për gabimet e zakonshme që ne i bëjmë kur përdorim sanitizues duarsh, transmeton KOHA.

Image

Foto: Eat This, Not That!

1. Nuk po i lani duart

Kur të jetë e mundur, pastrimi i duarve për 20 sekonda është mënyra më e mirë kundër mikrobeve. “Duke e zëvendësuar sanitizuesin e duarve me sapun e ujë, ky është gabimi i parë që e bëni”, thotë Stephen Loyd, kryeshef mjekësor në “JourneyPure”. Dhe mbani në mend se sanitizuesi i duarve mund të bëjë më pak punë sesa sapuni. “Sanitizuesi i duarve nuk duhet përdorur në duar dukshëm të ndotura”, thotë Inna Husain, otolaringologe në Çikago.

“Asgjë nuk i pastron duart tuaja më mirë sesa sapuni me ujë, prandaj sanitizeusi duhet përdorur vetëm kur nuk keni qasje në çezmë”, tha Loyd.

Edhe Sa janë efektivë dezinfektuesit, dhe sa herë në ditë duhet ta përdorni atë Lifestyle Sa janë efektivë dezinfektuesit, dhe sa herë në ditë duhet ta përdorni atë

Image

Foto: Eat This, Not That!

2. Po e përdorni gabimisht

“Një gabim tjetër që njerëzit e bëjnë është që nuk i mbulojnë tërë hapësirat e duarve me sanitizues”, thotë Loyd. “Zakonisht i mbulojnë vetëm shuplakat dhe pjesët e prapme të duarve”.

“Është me rëndësi ta fusni atë mes gishtërinjsh, e edhe nën thonj, pra ta shpërndani sanitizuesin gjithandej”, thotë Loyd. “Sanitizuesin shpërndajeni sikur kur i pastroni duart me sapun”.

Image

Foto: Eat This, Not That!

3. Mos e tej-përdorni

“Sanitizuesit e duarve mbysin jo vetëm bakteret, por edhe bakteret e mira, të cilat mund të çojnë në irritim të lëkurës”, thotë Dr. Rhonda Kalasho, dentiste e certifikuar në Los Anxhelos.

“Sanitizuesi i duarve than shumë më shumë duart sesa sapuni me ujë, prandaj nëse e mbi-përdorni do të kenë lëkurë të thatë”, thotë Loyd. “Njerëzit duhet zbutur duart menjëherë pas përdorimit të tij, më së miri me ndonjë krem duarsh”.

Image

Foto: Eat This, Not That!

4. Përdorimi i sanitizuesve me më pak alkool

“Sanitizuesit e duarve duhet të kenë së paku 60 për qind alkool”, thotë Husain. “Sa më shumë alkool, aq më i efektshëm do të jetë”.

Image

Foto: Eat This, Not That!

5. Mos e mbani afër fëmijëve

“Sanitizuesit e duarve duhen mbajtur larg fëmijëve, sepse ata mund ta fusin në gojë atë dhe të helmohen”, thotë Heather Finlay-Morreale, pediatre në Sterling, Massachusetts.

Edhe Sa shpesh duhen pastruar peshqirët? Lifestyle Sa shpesh duhen pastruar peshqirët?

Image

Foto: Eat This, Not That!

6. Nuk po e lini të teret

“Një gabim të zakonshëm që e bëjnë njerëzit kur përdorin sanitizues duarsh është se nuk e lënë të thahet mirë. Është me rëndësi t’i fërkoni duart derisa ai të thahet në lëkurë”, thotë Loyd.

“Jepini kohë sanitizuesit të ketë efekt. Kam parë njerëz të vendosin pak sanitizues në dorë dhe menjëherë ta prekin fytyrën. Jepini së paku 1 minutë kohë të thahet”, thotë Husain.

Image

Foto: Eat This, Not That!

7. Po e helmoni veten sërish

“Pompa sanitizuese është përdorur shumë herë para jush nga njerëz me duar të papastra”, thotë Dr. Giuseppe Aragona. “Ai mund të bartë mikrobe të ngjashme me ato që gjenden në leva dyersh, në para të gatshme e në bankomate”.

Shtypeni me pjesën anësore të dorës suaj apo me grusht, dhe mos prekni ndonjë pjesë tjetër të shishes pasi ta keni përdorur atë.

Image

Foto: Eat This, Not That!

8. Mos e bëni vetë

Si pasojë e blerjeve nga paniku, shumë dyqane kanë mbetur pa sanitizues duarsh. Ndoshta ju ka shkuar mendja ta bëni vetë, por ekspertët këshillojnë kundër kësaj ideje; shumë lehtë mund të prodhoni një kombinim që nuk do të jetë mjaftueshëm i fuqishëm për t’i mbytur mikrobet. “Kam parë njerëz që tentojnë të bëjnë krem kundër diellit më parë, dhe skenari më i keq i mundshëm ishte djegia e njerëzve nga rrezet e diellit”, thotë Aragona. “Me COVID-19, rasti më i keq i mundshëm është vdekja dhe infektimi i kush e di sa të tjerëve”.

Image

Foto: Eat This, Not That!

9. Nuk po e përdorni sa duhet

Për shkak të mungesës së sanitizuesve të duarve, ju shkon mendja të përdorni sa më pak sasi që të jetë e mundshme për t’ju qëndruar më gjatë. Por kjo mund të mos i mbysë të gjitha mikrobet siç parashihet. Gabimi më i zakonshëm është “kursimi i tij, dhe mos vendosja e tij në të dy duart”, thotë Magdalena Cadet, reumatologe në New York City. “Mos harroni ta shpërndani atë nën thonj dhe në pjesën e prapme të dorës, sikurse edhe në tërë shuplakën”.

Edhe Gabimet që bëni në kujdesin e shëndetit të dhëmbëve Lifestyle Gabimet që bëni në kujdesin e shëndetit të dhëmbëve

Image

Foto: Reuters

10. Mos blini nga paniku

Blerja në panik është blerja e produkteve në sasi të mëdha, nga frika e mungesës. Nëse blini sanitizues duarsh me shumicë, po ua pamundësoni të tjerëve të mbesin pa resursin që të gjithëve na duhet për ta luftuar virusin.