Mbi 58% e sëmundjeve te njeriu janë përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të ri.
Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit Mamoa të Hawaiit që bënë kërkim sistematik në shembuj të jetës ku kishin ndikuar ndryshime klimatike nga emetimet e gazeve serrë në sëmundjet e njerëzve, raportoi të mërkurën euronews.
Këto përfshinin ngrohjen, thatësirën, valët e të nxehtit, reshjet ekstreme, vërshimet, stuhitë, rritja e nivelit të detit, ndryshimet biogjeokimike dhe ndryshimi i mbulesës së tokës.
Duke analizuar mbi 70,000 studime shkencore për shembuj direkt që lidhnin sëmundjet me ndryshimet klimatike, shkencëtarët zbuluan se të gjitha ngjarjet ekstreme klimatike kishin ndikim në sëmundjet e shkaktuara nga viruset, bakteret, kafshët, kërpudhat dhe bimët.
Nga 375 sëmundjet e analizuara, 218 prej tyre u dëshmuan se ndikohen nga ndryshimet klimatike.
Po ashtu, u vërtetua se ndryshimet klimatike e bëjnë edhe sistemin imunitar më të dobët.
-
Ngrohja globale po i largon njerëzit nga aktiviteti fizik, rritet rreziku për sëmundje serioze
-
Ngrohja globale po merr jetën e një personi në minutë
-
Kriza klimatike i ekspozoi njerëzit ndaj të nxehtit ekstrem për 6 javë më shumë më 2024
-
Rreziku nga ndryshimet klimatike – në nivel rekord
-
Sipas studimeve, numri i të vdekurve do të rritet si pasojë e të nxehtit ekstrem