Të nxehtit ekstrem mund të ndikojë rëndë në sëmundjet e zemrës. Një studim i ri bën të ditur se sa keq mund të ndikojë ngrohja globale në dekadat e ardhshme në SHBA. Më të rrezikuarit janë afro-amerikanet dhe të moshuarit sidomos ata që jetojnë nëpër zona urbane, raporton CNN.
Studimi që u botua të hënën në revistën “Circulatin” thotë se midis viteve 2008 dhe 2029 indeksi i nxehtësisë (që llogaritet për temperaturën edhe për lagështinë) arriti të paktën 32.2 gradë celsius mesatarisht për 54 ditë çdo verë në SHBA. Si pasojë, në këto ditë të nxehta, pati 1700 vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi thotë se për shkak të nxehtit të madh sëmundjet e zemrës do të shënojnë rritje dhe do të rrisin numrin e vdekurve në vitet e ardhshme për 2.6 herë më shumë se në vitet e kaluara.
“Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA në përgjithësi dhe nxehtësia ekstreme shkakton një pjesë të vdekjeve të përgjithshme kardiovaskulare në SHBA – rreth 1 në 500 tani”, tha Dr. Lawrence Fine, i cili financoi pjesërisht studimin e ri.
Fajin për të nxehtin ekstrem ata po ia lënë edhe serave të cilat lirojnë sasi të madhe të gazit në ajër.
Ekspozimi i gjatë ndaj të nxehtit mund të shkaktojë probleme shëndetësore si inflamacioni dhe bllokimi i arterieve të cilat kanë ndikim direkt në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Edhe
Vdekjet nga infarkti lidhen me temperaturat ekstreme, thotë studimi
Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ekspozimit ndaj të temperaturave të larta ka të ngjarë të jenë të ndjeshëm në shumë aspekte të tjera të jetës së tyre nëse jetojnë në zona me më pak gjelbërim ose pa qasje në ambiente me kondicioner. Afro-amerikanët gjithashtu kanë më shumë gjasa të jetojnë me kushte që vënë në rrezik shëndetin e zemrës së tyre, duke përfshirë normat më të larta të hipertensionit dhe diabetit.
Studiuesit thanë se nëse nuk ndërmerren masa për të reduktuar emetimin e gazit nga serat pasojat do të jenë të mëdha.