Një studim i ri ka gjetur se temperaturat jashtëzakonisht të nxehta dhe të ftohta rrisin rrezikun e vdekjes te njerëzit me sëmundje kardiovaskulare, veçanërisht infarkti.
Studimi gjeti se njerëzit që kanë pësuar sulm në zemër përfundojnë me vdekje në shumicën e rasteve kur janë temperaturat ekstreme krahasuar me ata me probleme të tjera të zemrës.
“Sfida aktuale tani është mjedisi dhe çfarë ndryshime klimatike mund të mbajnë për ne”, ka thënë Barrak Alahmad, studiues.
Në studim u përdorën të dhënat shëndetësore nga 567 qytete në 27 shtete prej pesë kontinentesh mes viteve 1979 dhe 2019, raportoi ctvnews.
Studiuesit krahasuan vdekjet nga zemra në ditët më të nxehta dhe më të ftohta në secilin qytet me ato kur temperaturat ishin normale.
Edhe
Sipas studimeve, numri i të vdekurve do të rritet si pasojë e të nxehtit ekstrem
U zbulua se për çdo 1000 vdekje nga zemra, ditët e nxehta përbënin 2.2 të vdekjeve, ndërsa ditët ekstreme të ftohta 9.1 vdekje.
Studiuesit kanë thënë se me ndryshimet klimatike, strategjitë që mund të zvogëlojnë ndikimin e temperaturave ekstreme në sëmundjet e zemrës janë të nevojshme.
-
Studim: Vdekjet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen deri në fund të shekullit
-
Temperaturat e larta rrisin rrezikun e problemeve të shëndetit mendor te të rinjtë
-
Vapa ekstreme, vrasësi i heshtur: Si po bëhen vdekjeprurëse temperaturat e larta
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë