Temperaturat shumë të larta rrisin ndjeshëm rrezikun që fëmijët dhe të rinjtë të përfundojnë në spital për probleme të shëndetit mendor, sipas një studimi të ri të Universitetit të Sidneyt në Australi, ka shkruar The Guardian.
Hulumtimi analizoi rreth 720 mijë shtrime në spital të personave deri në moshën 24 vjeç në shtetin australian të Uellsit të Ri Jugor, gjatë periudhës 2001-2022.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudiuesit zbuluan se në ditët me temperaturat më ekstreme, rreziku i shtrimit në spital për çrregullime të shëndetit mendor dyfishohej gjatë muajve të ngrohtë dhe trefishohej gjatë muajve më të ftohtë, kur ndodhnin ndryshime të pazakonta të temperaturës.
“Vërejtëm se sa më shumë rriten temperaturat, aq më shumë shtohen shtrimet në spital te të rinjtë. Rreziku dyfishohet në sezonin e ngrohtë dhe trefishohet në sezonin e ftohtë. Nëse komuniteti është i informuar, mund të përgatitemi më mirë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë”, ka thënë autori kryesor i studimit, doktoresha Wen-Qiang He.
Studimi, i publikuar në Journal of the American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, përfshiu raste të rënda që kërkonin shtrim në spital, si depresioni, skizofrenia, çrregullimet e të ngrënit, abuzimi me substanca dhe vetëlëndimi.
Studiuesit parashikojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike dhe shtimit të valëve të të nxehtit, shtrimet në spital të lidhura me temperaturat e larta mund të rriten me 6 deri në 7.7 për qind deri në fund të këtij shekulli.
Bashkautorja e studimit, psikiatrja e adoleshentëve, Cybele Dey, ka thënë se lidhja mes temperaturave të larta dhe përkeqësimit të gjendjes mendore duket të jetë e menjëhershme.
“Këto nuk janë raste të lehta. Që një person të shtrohet në spital, gjendja duhet të jetë shumë serioze. Të dhënat tregojnë se reagimi pas rritjes së temperaturave është pothuajse i menjëhershëm, çka sugjeron një ndikim fiziologjik të nxehtësisë”, ka thënë ai.
Sipas studiuesve, temperaturat e larta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit, ndërsa ndryshimet e papritura të temperaturës mund të prishin gjumin, humorin dhe aftësinë për të përballuar stresin, duke përkeqësuar problemet e shëndetit mendor.