Rritja e temperaturave globale po lidhet gjithnjë e më shumë me shtimin e rasteve të gurëve në veshka, një gjendje shumë e dhimbshme që mund të përkeqësohet gjatë motit të nxehtë, ka shkruar The Washington Post.
Në pjesën lindore të SHBA-së, ku këtë javë janë regjistruar temperatura rekord për shkak të një “kupole nxehtësie”, ekspertët paralajmërojnë se rreziku për dehidrim dhe probleme shëndetësore është më i lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjekët theksojnë se nxehtësia e lartë çon në humbje të lëngjeve dhe dehidrim, gjë që e bën urinën më të përqendruar me minerale. Këto minerale mund të kristalizohen dhe të formojnë gurë në veshka.
Studime të ndryshme kanë treguar se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes temperaturave të larta dhe rritjes së diagnozave për gurë në veshka.
Rajonet juglindore të SHBA-së madje njihen si “Stone Belt”, për shkak të numrit më të madh të rasteve krahasuar me pjesën tjetër të vendit.
Ani pse formimi i gurëve në veshka ndikohet nga disa faktorë, sipas ekspertëve, klima po bëhet një element gjithnjë e më i rëndësishëm. Ndryshimet klimatike pritet ta rrisin këtë problem në vitet e ardhshme.
Sipas disa parashikimeve, deri në vitin 2050 rreth 56 për qind e amerikanëve mund të jetojnë në zona me rrezik të lartë për formimin e gurëve në veshka për shkak të motit të nxehtë dhe të lagësht.
Ekspertët këshillojnë hidratim të vazhdueshëm gjatë ditëve me temperatura të larta për të ulur rrezikun e dehidratimit dhe formimit të gurëve.