Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Lënia e duhanit në çfarëdo moshe zvogëlon rrezikun nga kanceri

Duhani

Sipas një studimi që është bërë së fundmi, lënia e duhanit në çfarëdo moshe ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së kancerit, shkruan “The Guardian”.

Shanset e të pasurit kancer janë përgjysmuar te njerëzit të cilët kanë lënë duhanin për të paktën 15 vjet, krahasuar me ata të cilët kanë vazhduar të konsumojnë atë.

Rreziku është zvogëluar dukshëm te personat e moshës së mesme.

Studiuesit analizuan të dhënat e 3 milionë koreanëve të cilët patën kontrolle të rregullta shëndetësore që nga viti 2002 deri në 2019.
Studiuesit regjistruan rastet me kancer duke përfshirë kancerin e mushkërive, mëlçisë, stomakut si dhe tumorin e zorrës së trashë.

Përgjatë kohës sa është realizuar studimi afërsisht 200 mijë pjesëmarrës në të janë diagnostikuar me kancer.

“Pavarësisht moshës, lënia e duhanit ka treguar rezultate pozitive, duke ulur rrezikun nga zhvillimi i kësaj sëmundjeje në organizëm, sidomos në mushkëri”, ka thënë autori i studimit Jin-Kyoung Oh, në Qendrën Nacionale të Kancerit në Seul.

Sipas studimit, ata persona që lanë duhanin para moshës 50 vjeçe kanë pasur 57% më pak rrezik të preken nga kanceri.
Kurse ata që lanë duhanin në pasi i mbushën 50 vjet, patën 40% më pak shanse të preken nga kanceri.

Edhe Lënia e duhanit në çdo moshë ul rrezikun për kancer Lifestyle Lënia e duhanit në çdo moshë ul rrezikun për kancer

Kyoung Oh ka thënë se pavarësisht moshës, lënia e duhanit ndikon për të mirë në organizëm.

Robert West i cili është profesor i psikologjisë në Kolegjin Universitar në Londër ka thënë se të gjithë duhanpirësit duhet të vetëdijesohen nga ky studim. Sipas tij duke pasur parasysh së sa i dëmshëm është duhani, ata duhet të lënë duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Sa më herët të ndalet konsumi i duhanit, aq më shumë vite të jetës do të keni”, ka thënë West.

Ekspertët bëjnë të ditur se konsumi i duhanit vazhdon të jetë një ndër shkaktarët kryesor të sëmundjes së kancerit.