Ndalja e pirjes së duhanit në çdo moshë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer, sipas një studimi, i cili ka gjetur se rënia më e madhe e rrezikut për kancer vjen pas dekadës së parë pas ndalimit.
Shanset për zhvillim të kancerit u përgjysmuan te njerëzit që e lanë duhanin për të paktën 15 vjet, krahasuar me ata që vazhduan ta pinë, me rrezikun nga kanceri i mushkërive që ra më tej, veçanërisht në ata që e lanë duhanin para moshës së mesme, shkroi TheGuardian.
Studiuesit analizuan të dhëna nga afër 3 milionë koreanë që u ekzaminuan nga viti 2002 dhe regjistruan raste të kancerit, deri në vitin 2019. Gjatë periudhës së studimit, afër 200,000 pjesëmarrës u diagnostikuan me kancer.
“Pavarësisht moshës, lënia e duhanit ka treguar ulje të rrezikut për kancer, veçanërisht të mushkërive”, ka thënë Jin-Kyoung Oh, drejtuese e studimit.
Pas një përcjellje prej 13 vjetësh e pesë muajsh, rreziku për kancer të mushkërive mes personave që lanë duhanin ra 42%, krahasuar me ata që vazhduan duhanin.
Sipas studimit, te duhanpirësit që e lënë cigaren para moshës 50 vjeç bie rreziku për kancer të mushkërive për 57% krahasuar me ata që nuk e lënë duhanin. Ata që e lënë në moshën mbi 50 vjeç janë 40% më pak të rrezikuar.
-
Lënia e duhanit në çfarëdo moshe zvogëlon rrezikun nga kanceri
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri
-
Dhjetë ushqime për duhanpirësit
-
Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun për 10 lloje kanceri