Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Kur skadon pasta e dhëmbëve?

Kur skadon pasta e dhëmbëve?

Kur bëhet fjalë për të kontrolluar datat e skadimit, ka më tepër të ngjarë të kontrolloni vetëm artikujt ushqimorë si qumështi ose vezët. Por a e dini se edhe pasta e dhëmbëve ka një datë skadimi?

Qëllimi i përdorimit të pastës së dhëmbëve është të mbani dhëmbët tuaj të shëndetshëm dhe të parandaloni dëmtimin e tyre.

Tani ju mund të pyesni veten se çfarë ndodh nëse i lani dhëmbët me një pastë të skaduar. Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përgjigjen e saj.

A skadon pasta e dhëmbëve?

Po, pasta e dhëmbëve mund të skadojë për shkak të disa përbërësve aktivë si fluori, një mineral natyral që është jashtëzakonisht i rëndësishëm në parandalimin e kaviteteve.

Edhe Kur duhet ta ndërroni brushën e dhëmbëve Lifestyle Kur duhet ta ndërroni brushën e dhëmbëve

Duhet të dini se pasta e dhëmbëve zakonisht ka një jetëgjatësi dyvjeçare, të cilën mund ta gjeni të stampuar në paketim ose tub.

A është i sigurt përdorimi i pastës së skaduar? Nëse po, cilat janë rreziqet?

Ju vë në një rrezik më të madh për kavitete

Pasi pasta kalon datën e skadimit, fluori fillon dhe humbet aftësitë e tij. Kështu dhëmbët tuaj nuk do të kenë mbrojtjen që i nevojitet dhe dalëngadalë do të fillojë të prishen.

Pasta mund të mbajë mikroorganizma

Edhe Pasta e dhëmbëve e krijuar nga flokët mund të ndihmojë në riparimin e dhëmbëve Lifestyle Pasta e dhëmbëve e krijuar nga flokët mund të ndihmojë në riparimin e dhëmbëve

Pas skadimit të pastës së dhëmbëve, në të mund të fillojë të rriten kërpudha dhe baktere. Dhe futja e tyre gojë mund të prishë florën tuaj orale, duke çuar në rritjen e rrezikun e infeksionit të mishrave të dhëmbëve.

Mund të mos ju japë ndjesinë e freskisë në gojë

Shumica e njerëzve e duan ndjesinë e freskët që vjen nga larja e dhëmbëve. Fatkeqësisht, një pastë e skaduar mund të mos jua japë këtë.

A mund ta përdorni në raste urgjente?

Kjo sigurisht që nuk është zgjedhja ideale, por nuk është gjithashtu as mundësia më e keqe.

Edhe Rendi i duhur i pastrimit të dhëmbëve Lifestyle Rendi i duhur i pastrimit të dhëmbëve

Edhe pse ju mund të vazhdoni ta përdorni për disa ditë ose javë pas skadimit pa pasur ndonjë efekt negativ të menjëhershëm, kjo nuk është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Besojeni apo jo, është më mirë t’i lani vetëm me ujë derisa të blini një të re./agroweb