Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Domatet mund të kenë përfitime shëndetësore për mëlçinë

Domatet

Domatet

Një studim i ri sugjeron se ngrënia e domateve çdo ditë mund të ndihmojë në uljen e yndyrës në mëlçi, sidomos te njerëzit me sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur të lidhur me çrregullimet metabolike (MASLD), ka shkruar EatingWell.

MASLD është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme të mëlçisë dhe lidhet me grumbullimin e tepërt të yndyrës në këtë organ. Nëse nuk menaxhohet, mund të përparojë në dëmtime më serioze të mëlçisë.

Studimi u zhvillua në Itali dhe përfshiu 79 të rritur me MASLD, të cilët u ndoqën për gjashtë javë.

Një grup konsumoi çdo ditë rreth 200 gramë domate të freskëta, afërsisht një domate e madhe ose dy mesatare, 50 gramë salcë domatesh, rreth 3-4 lugë gjelle.

Grupi tjetër nuk konsumoi domate gjatë kësaj periudhe.

Edhe Pesë këshilla që mund t’i ndihmojnë të hanë fëmijët nazeli në ushqim Lifestyle Pesë këshilla që mund t’i ndihmojnë të hanë fëmijët nazeli në ushqim

Pas gjashtë javësh, të dy grupet patën ulje të yndyrës në mëlçi, por ulja ishte dukshëm më e madhe te personat që konsumuan domate.

E rëndësishmja është se ky përmirësim ndodhi pa humbje të konsiderueshme në peshë, pa ndryshime të rëndësishme në indeksin e masës trupore (BMI) apo në masën dhjamore të trupit.

Pse mund të ndihmojnë domatet?

Një nga përbërësit kryesorë të domates është likopeni, një antioksidant që mund të ndihmojë në reduktimin e stresit oksidativ dhe grumbullimit të yndyrës në mëlçi.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet janë ende paraprake. Studimi ishte i vogël, zgjati vetëm gjashtë javë dhe u krye në një qendër të vetme. Nevojiten studime më të mëdha dhe më afatgjata për të kuptuar nëse efekti vazhdon me kalimin e kohës dhe nëse ulja e yndyrës parandalon dëmtimet më serioze të mëlçisë.

Nëse keni MASLD, domatet mund të jenë një shtesë e mirë në një dietë të shëndetshme, sidomos në kuadër të dietës mesdhetare.

Edhe Çka ndodh me nivelin e sheqerit në gjak kur hamë shalqi? Lifestyle Çka ndodh me nivelin e sheqerit në gjak kur hamë shalqi?

Sasia e përdorur në studim ishte relativisht e thjeshtë për t’u përfshirë në ushqimin e përditshëm, një domate e madhe dhe disa lugë salcë domatesh në ditë.

Megjithatë, domatet nuk janë “kurë” për mëlçinë dhjamore. Ushqyerja e ekuilibruar, aktiviteti fizik, kontrolli i peshës dhe këshillat e mjekut mbeten thelbësore.