Arrat mund të jenë ushqim i dobishëm për menaxhimin e stresit. Studimet tregojnë se konsumimi i rregullt i tyre, si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të ndikojë pozitivisht në humor, gjumë dhe shëndetin e përgjithshëm, ka shkruar VeryWellHealth.
Hulumtimet janë ende të kufizuara, por disa studime sugjerojnë se arrat mund të ndihmojnë në përballimin e stresit.
Një studim ka sugjeruar se pjesëmarrësit që konsumonin rreth 56 gramë arra në ditë për 16 javë u ndihmoi atyre ta menaxhonin më mirë stresin akademik.
Studimi ka sugjeruar se përmirësojnë edhe gjumin pasi pjesëmarrësit raportuan përmirësim të cilësisë së gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për kontrollin e stresit.
Disa hulumtime të tjera sugjerojnë se arrat mund të ndikojnë në nivelet e serotoninës, substancë që lidhet me humorin dhe mirëqenien emocionale.
Edhe
Përfitimet shëndetësore nga vaji i arrave
Megjithatë, ekspertët theksojnë se studimet janë të vogla dhe nevojiten kërkime më të mëdha për t’i konfirmuar këto rezultate.
Një porcion prej rreth 30 gramësh arra përmban afërsisht 219 kalori, 4 gramë proteina, 1.5 gramë fibra, yndyra të shëndetshme, kryesisht omega-3 dhe omega-6.
Ato janë gjithashtu të pasura me magnez, hekur, kalium, kalcium, vitaminë E, vitaminë B6, zink dhe antioksidantë.
Të mira për zemrën dhe trurin
Yndyrat e shëndetshme dhe përbërësit anti-inflamatorë të arrave mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe mbrojtjen e enëve të gjakut.
Disa studime kanë lidhur konsumimin e arrave me ulje të nivelit të yndyrës së dëmshme në gjak (LDL), përmirësim të tensionit të gjakut dhe ulje të rrezikut për sëmundje të zemrës.
Gjithashtu, antioksidantët në arra mund të ndihmojnë funksionin e trurit, kujtesën dhe shëndetin mendor, edhe pse nevojiten më shumë prova shkencore.
Ani pse kanë shumë kalori, studimet tregojnë se konsumimi i tyre në sasi të kontrolluara nuk lidhet domosdoshmërisht me shtim në peshë. Përkundrazi, ato mund të rrisin ndjenjën e ngopjes dhe të ndihmojnë në kontrollin e oreksit.
Edhe
Arrat për shëndetin e lëkurës
Për të përfituar sa më shumë, zgjidhni arra të papërpunuara dhe pa kripë. Mund t’i shtoni në kos ose tërshërë, lëngje të përgatitura në shtëpi, sallata, makarona, perime të pjekura e nëpër përzierje me fruta të thata.
Ruajini në frigorifer ose ngrirje për t’i mbajtur të freskëta dhe kini kujdes me sasinë, pasi edhe ushqimet e shëndetshme mund të shtojnë shumë kalori kur konsumohen pa masë.