Lifestyle

Cili është “super-ushqimi” për diabtetikët

Fasulet janë një super ushqim diabetik, që do të thotë se janë të mira për shëndet dhe kanë përfitime specifike për diabetin. Përmbajnë shumë pak glukozë, dhe janë të pasura me proteina dhe fibra, raporton HealthLine.

Shoqata Amerikane e Diabetit këshillon njerëzit me diabet të shtojnë fasule të thata ose fasule të konservuara pa natrium në disa vakte çdo javë. Ato janë të ulëta në indeksin e glukozës dhe mund të ndihmojnë në menaxhimin e nivelit të sheqerit në gjak më mirë se shumë ushqime të tjera.

Fasulet gjithashtu përmbajnë proteina dhe fibra, duke i bërë ato të shëndetshme për çdo vakt.

Fasulet janë një alternativë e mirë për zëvendësimin e mishit për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të proteinave.

Ndryshe nga mishi, fasulet nuk kanë yndyrë të ngopur.

Ani pse rangohen me ushqime që përmbajnë niseshte, ato përmbajnë shumë pak sasi nga niseshteja dhe kanë shumë më shumë fibra e proteina sesa ushqimet tjera me niseshte.

Fasulet mund të shtohen ndër të tjera edhe në sallata, supa, oriz integral.

Ato sigurojnë fibra të rëndësishme për zorrët dhe rezulton në përmirësimin e shëndetit të zorrëve si dhe reduktojnë rezistencën ndaj insulinës, sipas studimeve që janë bërë në kafshë.

Ani pse nevojiten më shumë kërkime te njerëzit, zbulimet e tanishme janë premtuese.