Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çdo aktivitet - edhe gjumi - është më i mirë se të qëndruarit ulur

Një studim i ri që është publikuar në “European Heart Journal” ka konkluduar se të qëndruarit ulur është zakon tejet i rrezikshëm për shëndetin kardiovaskular, raporton revista “People”. Zëvendësimi i të qëndruarit ulur me çfarëdolloj aktiviteti është në të mirën e shëndet të zemrës si dhe organizmit në tërësi.

Në raportin e studimit thuhet se mosaktiviteti fizik dhe gjumi i keq janë faktorë rreziku për sëmundjet kardiologjike. Të fjeturit mirë dhe të qëndruarit në këmbë kanë dhënë rezultate shpresëdhënëse për shëndetin e zemrës në këtë raport.

“Kjo metodë do të na lejojë të japim përfundimisht rekomandime të personalizuara për t’i bërë njerëzit më aktivë në mënyrat që ju përshtaten atyre”, ka thënë profesori Mark Hamer, autor i përbashkët i studimit nga “UCL Surgery & Interventional Science” dhe Instituti i Sportit, Ushtrimeve dhe Shëndetit.

Ndër ndryshimet më dobiprurëse që vunë re studiuesit ishte zëvendësimi i qëndrimit ulur me aktivitete mesatare deri në të vrullshme (që mund të jenë vrapimi, ecja e shpejtë ose ngjitja e shkallëve). Ata arritën në konkludim se çdo aktivitet që rrit ritmin e zemrës dhe shpejton frymëmarrjen, qoftë edhe për një minutë ose dy, është në të mirë të shëndetit.

Nëse zëvendësohen edhe vetëm 30 minutave të qëndrimit ulur me gjumin, qëndrimin në këmbë, aktivitetin fizik me intensitet të lehtë ose aktivitetin fizik me fuqi mesatare, mund të ulet indeksi i masës trupore të një personi. Aktiviteti fizik me intensitet të lehtë ose aktiviteti fizik me fuqi mesatare solli ndryshim të madh e pozitiv. Pra ushtrimet ndihmojnë organizmin që të mos ketë probleme me sulm në zemër. Aktiviteti gjithashtu ul nivelin e kolesterolit që do të thotë se ndikon direkt në ulje peshe.

Nëse një person ecën përgjatë një bisede telefonike do të jetë mjaft dobiprurëse për shëndetin.