Qëndrimi ulur për orë të tëra para kompjuterit mund të ndikojë negativisht në shëndet, duke rritur rrezikun për mbipeshë, sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2.
BBC ka shrkuar se një studim i publikuar në British Journal of Sports Medicine sugjeron se një shëtitje prej pesë minutash çdo orë është mënyra më e mirë për të përmirësuar humorin, energjinë dhe produktivitetin në punë, pa ndikuar në efikasitet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStudimi, i kryer nga Universiteti Columbia në SHBA, përfshiu më shumë se 11 mijë punonjës, shumica me punë zyre. Pjesëmarrësit raportuan nivelin e lodhjes, humorin dhe performancën e tyre në punë, ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme u kërkua të bënin pushime të shkurtra për ecje.
Rezultatet treguan se ecja për pesë minuta çdo orë solli përfitimet më të mëdha dhe ishte më e lehtë për t’u zbatuar gjatë ditës së punës.
Keith Diaz, autori kryesor i studimit, ka thënë se shumica e të rriturve kalojnë rreth tre të katërtat e ditës zgjuar ulur.
“Lajmi i mirë është se një shëtitje pesëminutëshe çdo orë mjafton për të përmirësuar humorin dhe për të ulur lodhjen. Njerëzit e konsideruan këtë diçka reale dhe të arritshme”, ka thënë ai për BBC News.
Sipas tij, ani se shumë punonjës shqetësohen se si do t’i shohin shefat ose kolegët gjatë pushimeve të shkurtra, këto lëvizje mund të kenë efekt pozitiv në punë.
“Ani se mund të duket e kundërta, pushimet për lëvizje mund ta rrisin performancën në punë. Ato përmirësojnë përqendrimin, kujtesën dhe aftësinë për të marrë vendime, ndërsa i bëjnë njerëzit të ndihen më të çlodhur dhe më të freskët”, ka thënë Diaz.
Ai ka shtuar se ecja është një mënyrë e thjeshtë dhe pa kosto për të lëvizur më shumë, duke sugjeruar mbajtjen e takimeve në ecje ose lëvizjen gjatë bisedave telefonike.
Edhe Emily McGrath, infermiere e lartë në British Heart Foundation, e mirëpriti studimin.
“Shtimi i lëvizjes në rutinën e përditshme mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm”, ka thënë ajo, duke theksuar se nevojiten studime më afatgjata për të vlerësuar ndikimin e plotë në shëndetin e zemrës.