Vetëm disa ndryshime të vogla në rutinën e përditshme, si 11 minuta më shumë gjumë, pak më shumë lëvizje dhe më shumë perime, mund të ulin ndjeshëm rrezikun për sulm në zemër dhe sulm në tru, tregon një studim i ri, ka shkruar The Guardian.
Sipas hulumtimit të publikuar në “European Journal of Preventive Cardiology”, këto ndryshime të vogla mund të ulin rrezikun për probleme serioze kardiovaskulare me rreth 10 për qind.
Studimi u realizua nga studiues nga Australia, Kili dhe Brazili, të cilët analizuan të dhëna nga mbi 53.000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e studimit të madh UK Biobank.
Çka sugjeron studimi:
+11 minuta gjumë çdo natë
Edhe
8 zakone për zemër më të shëndetshme
+4.5 minuta ecje e shpejtë në ditë
+50 gram më shumë perime në ditë
Këto hapa të vegjël, të kombinuar, mund të kenë ndikim real në shëndetin e zemrës.
Gjatë një periudhe analizimi prej tetë vjetësh, u regjistruan mbi 2.000 raste të ngjarjeve kardiovaskulare (si infarkti dhe sulmi në tru). Studiuesit kanë zbuluar se mënyra “optimale” për të ulur rrezikun përfshin:
-8 deri në 9 orë gjumë në natë
-të paktën 42 minuta aktivitet fizik mesatar deri intensiv çdo ditë
Edhe
Vetëm 5 minuta më shumë lëvizje në ditë mund të ndikojnë në jetëgjatësi
-dietë të shëndetshme
Kombinimi i këtyre faktorëve lidhej me një rrezik deri në 57 për qind më të ulët për sëmundje të zemrës.
Sipas udhëzimeve të NHS, aktiviteti fizik mesatar përfshin ecjen e shpejtë, vallëzimin apo çiklizmin, ndërsa aktiviteti intensiv përfshin vrapimin, notin apo aerobikun.
“Kemi treguar se kombinimi i disa ndryshimeve të vogla në jetën tonë mund të ketë një ndikim çuditërisht të madh pozitiv në shëndetin e zemrës. Kjo është inkurajuese, sepse ndryshimet e vogla janë më të realizueshme dhe më të qëndrueshme sesa përpjekjet për ndryshime të mëdha”, ka thënë autori kryesor i studimit, Nicholas Koemel nga Universiteti i Sidneit
Edhe Emmanuel Stamatakis ka theksuar se hapi i radhës është krijimi i mjeteve digjitale që i ndihmojnë njerëzit të ndërtojnë zakone të shëndetshme afatgjata.
Ndërkohë, Emily McGrath nga British Heart Foundation e vlerësoi studimin si shumë inkurajues.
Edhe
Pesë minuta më shumë ushtrime dhe 30 minuta më pak ulur mund të ndihmojnë në jetëgjatësi
“Shumë prej nesh duan të jetojnë më shëndetshëm, por ndryshimet duken të vështira. Ky studim tregon se nuk ka nevojë për hapa të mëdhenj për të bërë ndryshim. Ndryshime të vogla, si pak më shumë gjumë, pak më shumë aktivitet apo pak më shumë perime, mund të bashkëveprojnë dhe të kenë ndikim real në shëndetin e zemrës”, ka thënë ajo.