Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Benefitet e lajthive

Benefitet e lajthive

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.

Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish nga Veriu në Jug dhe nga Perëndimi në Lindje.

Zonat më prodhimtare të lajthive shqiptare janë Mati, Bulqiza, Dibra, Përmeti dhe Berati, por i gjejmë edhe në Vlorë dhe Pogradec.

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina.

Edhe Përfitimet shëndetësore nga lajthitë Lifestyle Përfitimet shëndetësore nga lajthitë

Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta.

Ku ka lajthi ka shëndet të mirë.

Janë identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Lajthitë Për imunitetin

Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues.

Antioksidantët përbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit.

Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë.

Niveli i këtyre antioksidantëve ulet ndjeshëm nëse lajthia piqet.

Lajthitë për zemrën

Edhe Arrorja që ekspertët e konsiderojnë më të mirën Lifestyle Arrorja që ekspertët e konsiderojnë më të mirën

Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq.

Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Kundër tumoreve

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se konsumi i lajthive është i dobishëm kundër kancerit të zorrës së trashë.

Megjithatë, prania e larmishme e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë ndër arrorët më mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Lajthitë për uljen e sheqerit në gjak

Disa studime thonë se lajthitë në veçanti dhe arrorët në përgjithësi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë

Edhe Djathi është vlerësuar gabimisht si i dëmshëm për shëndetin Lifestyle Djathi është vlerësuar gabimisht si i dëmshëm për shëndetin

Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm./agroweb