Arroret si lajthitë, arrat, arrat indiane, fëstëkët e bademet konsiderohen të jenë shumë të shëndetshme, por ekspertët kanë veçuar fëstëkun si më të mirën.
RealSimple ka shkruar se dietologia Carrie Lopuli ka thënë që fëstëku i ka të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese.
“Fëstëkët janë arrore që përmbajnë shumë proteinë, gjë i bën opsionin shumë të mirë për të mbajtur stabil nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmojnë trupin të ruaj energjinë gjatë gjithë ditës”, ka thënë ajo.
Dietologia ka shtuar se këto arrore janë po ashtu të pasura më fibra e antioksidantë që ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe ulin inflamacionin.
Një tas i mbushur me fëstëk përmban 25 gramë proteinë, duke siguruar së paku çerekun e nevojave ditore që ka trupi.
“Arroret janë një grup ushqimesh me fuqi të madhe, sepse janë të pasur me yndyra të shëndetshme dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Janë opsion i lehtë për vegjetarianët apo për ata që thjesht duan të marrin më shumë proteina gjatë ditës”, ka shpjeguar Lupoli.
Edhe
Arroret më të mira për të humbur peshë
Ajo ka shtuar se përveç kësaj, ato i shtojnë kënaqësi çdo vakti.
Sipas Lupolit, nuk nevojiten receta të komplikuara për t'i përfshirë më shumë në vaktet ditore.
Ajo ka thënë se një grusht fëstëkë në kosin e mëngjesit, në sallata, thjesht si ushqim i veçuar në vend të atyre të pashëndetshme, mjafton për të përmirësuar dietën dhe për të pasuruar shijen e ushqimit tuaj.