Nëse i ushqeni fëmijët nën 5 vjeç me kikirikë ul rrezikun për alergji me 71%, sipas një studimi.
Rreth një në 50 fëmijë britanikë janë alergjikë ndaj kikirikëve dhe shkalla po rritet.
Reaksionet mund të jenë vdekjeprurëse dhe mund të nxiten nga një sasi shumë e vogël e kikirikut.
Ekspertët në Kolegjin e Londrës kanë gjetur se ekspozimi i foshnjave dhe të vegjëlve ndaj kikirikëve vazhdimisht nga mosha e hershme ndihmon në mbrojtjen e tyre.
“Kjo është një formë shumë efektive e intervenimit që mund të fillojë aq herët sa mosha 4-muajshe”, ka thënë George Du Toit, autor i studimit, shkroi The Sun.
Edhe
Ushqyerja e foshnjave me produkte kikiriku ul rrezikun e alergjive, kur duhet nisur?
Du Toit ka llogaritur se ngrënia e kikirikëve gjatë foshnjërisë çon në shans 71% më të ulët në të qenit alergjik në adoleshencë.
Studiuesit mendojnë se ekspozimi i sistemit imunitar ndaj sasive të vogla të një përbërësi që shkakton alergji, mund t’i mësojë trupit të mos ketë reaksion.
-
Mënyrat e reja për të zvogëluar rrezikun që fëmijët të zhvillojnë alergji ndaj kikirikëve
-
Ndryshimi i rekomandimeve për ushqyerjen e foshnjave, ul rastet me alergji ndaj vezëve te fëmijët
-
Kufizimi i sheqerit deri në moshën dyvjeçare mund të mbrojë trurin në pleqëri
-
Fëmijët nuk konsumojnë mjaftueshëm pemë e perime, prindërit këshillohen të mos i shmangin