Një veteran 99-vjeçar ka mbledhur më shumë se 3.7 milionë funte për Shërbimin Britanik të Shëndetësisë (NHS), duke ecur nëpër kopshtin e tij.
Tom Moore fillimisht kishte shpresuar të mblidhte një shumë prej 1.000 funtesh duke ecur nëpër oborrin e tij në Bedfordshire, raporton “Sky News”. Por, britaniku i ka tejkaluar pritshmëritë e tij dhe ka mbledhur më shumë sesa që ka paramenduar.
Ai donte ta përmbushte qëllimin para se t’i mbushte 100 vjet, më 30 prill, por është gati që ta finalizojë atë deri të enjten.
Pasi mblodhi dy milionë funte, Moore shkroi në Twitter: "Kur e mora këtë iniciativë, të hënën e kaluar, qëllimi im ishte t’i arrija 1.000 funte për NHS-në tonë të jashtëzakonshëm. Nuk do të shtoja asgjë tjetër, përveç një falënderimi të jashtëzakonshëm."
-
Vdes në moshën 100-vjeçare nga koronavirusi, kapiteni britanik Tom Moore
-
Kapiteni 100-vjeçar në Britani infektohet me COVID-19
-
103-vjeçari synon ecje maratonike për të mbledhur fonde në luftimin e COVID-19
-
Veterani 102-vjeçar piloton edhe një herë
-
Amaneti i pacientes amerikane fshin borxhin mjekësor të qindra të tjerëve