Një ish-pilot i Forcave Ajrore Mbretërore është ngjitur në qiell sërish si 102-vjeçar.
Jack Hemmings besohet se është piloti më i moshuar që ka fluturuar avionin e Luftës së Dytë Botërore, Spitfire. Fluturimi i tij 20 minutësh nga Anglia u bë me qëllim që të mbledhë para për shoqatën bamirëse që e krijoi 80 vjet më parë, shkroi AP.
Veterani – i cili nuk kishte pilotuar një Spitfire më parë – është shprehur entuziast me të qënit sërish pilot.
Hemmings po mblidhte fonde për Shoqatën Misioni i Aviacionit, të cilën e themeloi bashkë me një veteran tjetër. Organizata në ndërkohë është shndërruar në një organizatë të krishterë që përdor aeroplanë për të ofruar ndihma, ilaçe dhe ngarkesa urgjente në vendet në nevojë.
Barry Hughes, piloti që po e shoqëronte Hemmingsin në avion, ka thënë se ai e kishte të lindur pilotimin.
“Ai nuk kishte nevojë për instruksione. Ai thjesht e mori kontrollin, na fluturoi përreth, bëri disa kthesa dhe manovra bazike”, ka thënë Hughes.
-
102-vjeçarja feston ditëlindjen duke u hedhur me parashutë
-
104-vjeçarja po synon të futet në Guinness, si më e vjetra që bëri “skydive”
-
Ushtria e SHBA-së po kërkon ndihmën e publikut për gjetjen e aeroplanit 100-milionësh
-
Kompania ajrore britanike hap vende pune për pilotë që drejtojnë avionët vetëm në tokë
-
Operacion sekret në territorin e armikut, si SHBA-ja e shpëtoi pilotin nga avioni i rrëzuar në Iran?