Kapiteni Tom Moore është pranuar në spital pas infektimit me koronavirus, ka thënë vajza e tij.
100-vjeçari i cili ka mbledhur rreth 33 milionë funte për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, u shtrua në spitalin e Bedfordit pasi kishte probleme me frymëmarrje ka thënë Hannah Ingram-Moore përmes një postimi në Twitter.
Ajo tha se ai është duke u trajtuar për pneunomi për më shumë se disa javë dhe në fund rezultoi pozitiv për koronavirus. Ajo shtoi se babai i saj nuk është në trajtimin intensiv.
Një zëdhënës nga familja tha që kapiteni Sir Tom nuk e ka marrë ende vaksinën anti-Covid.
Kryeministri Boris Johnson përmes një postimi në Twitter ka shkruar “Ti e ke inspiruar tërë kombin, dhe unë dhe të gjithë të urojmë shërim të shpejtë”.
-
Vdes në moshën 100-vjeçare nga koronavirusi, kapiteni britanik Tom Moore
-
Pret të bëhet 104 vjeç, burri nga Alabama mposht COVID-19
-
Totti ishte nën përkujdesje mjekësore për 15 ditë
-
Veterani 99-vjeçar deshi të mblidhte 1.000 funte për NHS-në, i mblodhi 3.7 milionë
-
Kryeministri britanik shërohet nga koronavirusi