Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, doli negativ në testin për koronavirus, para se të lëshohej nga spitali më 12 prill, ka thënë një zëdhënës i qeverisë.
“Kryeministri po përqendrohet në rimëkëmbjen e tij dhe nuk po kryen aktualisht punët e qeverisë”, shtoi zëdhënësi, raporton REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJohnson, 55-vjeç, është shtruar në spitalin St Thomas të Londrës të dielën e kaluar – dhjetë ditë pasi ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Tre net i ka kaluar në kujdes intensiv.
Siç raporton Reuters, Johnsoni do të vazhdojë të marrë këshilla mjekësore se kur do të mund të kthehet në punë, sipas zëdhënësit të tij, por i njëjti nuk ka pranuar të spekulojë se sa kohë do të zgjasë rikuperimi nga virusi.