Kryeministri britanik Boris Johnson është liruar nga spitali i Londrës dhe do të vazhdojë rikuperimin nga COVID-19 në rezidencën e tij, ka njoftuar zyra e tij të dielën.
“Kryeministri është liruar nga spitali për të vazhduar rikuperimin e tij në ‘Chequers’”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë. “Me këshillën e stafit mjekësor, kryeministri s’do të kthehet menjëherë në punë. Ai falënderon të gjithë në spital për kujdesin që ka marrë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo55-vjeçari ishte shtrirë në spital më 5 prill pasi kishte pasur simptoma të përkeqësuara si pasojë e koronavirusit. Më 6 prill ishte dërguar në repartin intenziv ku mbeti deri më 9 prill.