Kryeministri britanik Boris Johnson ka falënderuar stafin në një spital në Londër për kujdesin ndaj tij ndërsa u shërua nga COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes e shkaktuar nga koronavirusi.
“Unë kurrë nuk mund t’i falënderoj aq sa duhet. Unë u kam borxh jetën time”, tha Johnson në një deklaratë të shkurtër dje në mbrëmje vonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolitikani konservator 55-vjeçar, i cili u shtrua në spital të dielën e kaluar pasi kishte ethe, kaloi tri ditë në njësinë e kujdesit intensiv pasi shëndeti i tij u përkeqësua.
Ai u transferua përsëri në një repart normal të enjten.
Koha kur kryeministri do të jetë në gjendje të kthehet në punë mbetet e paqartë.
Sipas Shoqatës Britanike të Shtypit, Johnson ka një kompjuter tablet për të parë filma të tillë si “Lordi i Unazave” dhe i pëlqen të luajë sudoku.
Ai ka marrë mijëra letra nga dashamirësit dhe letra të përditshme nga e fejuara, Carrie Symonds/DPA.