Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Babai i kryeministrit: Johnson duhet të pushojë

Foto: Reuters

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, ka thënë se të birit të tij Boris i duhet kohë për t’u rimëkëmbur nga simptomat e koronavirusit të tij dhe se ai mund të mos i kthehet menjëherë punës.

Lideri i Britanisë së Madhe kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv në spitalin “St. Thomas” në Londër, pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua si pasojë e prekjes nga virusi, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u transferua përsëri në një repart të rregullt të enjten në mbrëmje dhe zyra e tij ka njoftuar se Johnsoni është në “fazën e hershme të shërimit”.

Duke folur për BBC-në, babai i tij tha se kryeministri duhet të “pushojë” dhe se “i duhet pak kohë”.

“Nuk mund të besoj se nga spitali mund të ktheheni menjëherë në Downing Street dhe të merrni frenat pa kaluar nëpër një periudhë rikuperimi”, ka thënë ai.

Johnson u diagnostikua me COVID-19 dy javë më parë, ndërsa që prej shtrimit të tij në spital sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, e ushtron detyrën e të parit të Qeverisë.