Gjendja shëndetësore e kryeministrit britanik “vazhdon të përmirësohet” pas natës së tretë në kujdesshin intensiv me koronavirus, ka thënë zëdhënësi i tij të enjten.
Johnsoni po vazhdon të marrë “trajtim standard me oksigjen” dhe ka falënderuar stafin shëndetësor për kujdesin e mrekullueshëm, tha më tej zëdhënësi, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“(Johnson) pati një natë të mirë dhe vazhdon të përmirësohet”, shtoi zëdhënësi. “Është me disponim të mirë”.
Rishi Sunak, ministri britanik i Financave, tha dje se Johnsoni po “qëndron ulur në shtrat dhe po bisedon pozitivisht me stafin e klinikës”.
“Lajmi për kryeministrin tregon se sa jodiskriminues është virusi”, shtoi ai, transmeton KOHA.
55-vjeçari u dërgua në spital të dielën pasi shfaqi simptoma të rënda dhjetë ditë pasi doli pozitiv me virusin.
Të hënën, gjendja shëndetësore e Johnsonit u përkeqësua dhe u dërgua në kujdesin intensiv, por të martën u tha se gjendja e tij ishte stabile.
Ai nuk pati nevojë për ventilim mekanik apo invasiv dhe nuk kishte pneumoni, tha Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, i cili po e zëvendëson kryeministrin.