Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdes në moshën 100-vjeçare nga koronavirusi, kapiteni britanik Tom Moore

Kapiteni Tom Moore, veterani britanik i Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Ai ka fituar vëmendje së fundmi për mbledhje të dhjetëra miliona dollarëve për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë përballur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Familja e Moore ka thënë përmes një deklarate më 2 shkurt se ai është trajtuar për pneumoni në javët e fundit pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Ai është shtruar në spital gjatë fundjavës, pasi i është vështirësuar frymëmarrja.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore është kthyer në hero kombëtar, pasi ka arritur të mbledhë 41 milionë dollarë duke bërë 100 xhiro në kopshtin e tij me ndihmën e një kornize për ecje në prill të vitit të kaluar, pak para se të mbushte 100 vjet.

Nderimet për të kanë vazhduar edhe pas vdekjes.

Edhe Kapiteni 100-vjeçar në Britani infektohet me COVID-19 Kuriozitet Kapiteni 100-vjeçar në Britani infektohet me COVID-19

Pallati Buckingham ka thënë se Mbretëresha Elizabeta II do të dërgojë mesazh privat për familjen e veteranit tashmë të ndjerë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Moore “ka qenë jo vetëm inspirim kombëtar, por edhe fener shprese për botën”./REL