E përballur me vdekjen pas një beteje me kancerin, Casey McIntyre bëri një plan që ta transformonte fatin e saj të keq me bekim për të huajt.
Ajo vendosi që paratë e mbledhura në kujtim të saj të përdoren për të fshirë borxhet mjekësore të të tjerëve, dhe që të premten ka mbledhur një shumë gjashtëshifrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një shkrim për miqtë e mi: Nëse po e lexoni këtë, tashmë kam vdekur”, shkruhej në llogarinë e saj në X.
Pasi përshkroi në postim gjendjen nëpër të cilën kaloi dhe përmendi më të dashurit e saj, poshtë postimit u gjend edhe linku i faqes së fushatës “RIP Medical Debt”.
“Kam planifikuar ta blejë borxhin mjekësor të të tjerëve dhe më pas ta fshijë atë borxh”, shkruhej në të, raportoi Guardian.
Fushata e saj ka mbledhur afër 140,000 dollarë, ndërsa vlerësohet se 100 milionë amerikanë kanë një total prej 195 miliardë dollarë borxh mjekësor.