Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Drake premton se do të paguajë kredinë e nënës së një adhurueseje

Reperi i mirënjohur botëror, Drake, ka thënë se do të ia paguaj kredinë nënës së një adhurueseje.

Ndërsa reperi po performonte në skenën e një koncerti që mbajti para disa ditësh në Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i erdhi një letër ku adhuruesja tregoi se nëna i kishte vdekur dhe nuk kishte para për ta paguar kredinë që kishte marrë ajo për blerjen e shtëpisë, raporton FemaleFirst.

“Kjo është e gjitha? Ti the paguaje kredinë e shtëpisë që mori nëna ime. Nëna të ka vdekur dhe ti je në borxh. Shuma që po shoh këtu është mjaft e lartë, por a e di çka, do ta paguaj kredinë e nënës tënde. Do ta paguaj prej xhepit tim. U prehtë në paqe nëna”, ka thënë Drake, ndërsa publiku e duartrokiti pa ndalur.

Gjesti fisnik i këngëtarit vjen pasi ai bëri një gjë të ngjashme kur i premtoi 25 mijë dollarë një adhurueseje tjetër, pasi ajo i tregoi këngëtarit përmes një porosie në koncert se është e sëmurë me kancer. Po ashtu ai në të njëjtën mënyrë, kohë më parë, pati dhuruar 100 mijë dollarë për dikë që tejkaloi sëmundjen.

Muajin e kaluar Drake ka fituar më shumë së 2.3 milionë dollarë pasi ai kishte vënë bast 1.15 milionë dollarë nga pasuria e tij që ekipi i futbollit amerikan Kensas City Chiefs do të mundë ekipin San Francisko 49ers në spektaklin Super Bowl. Para ndeshjes ai pati thënë se nëse fiton do t’i jepte donacion për një fans. “Nëse unë do të fitoj, dikush me të vërtetë do të bekohet nesër”, pati shkruar Drake për bastin.