Showbiz

Drake ia paguan fanses mjekimin pasi i tregon për diagnostikimin me sklerozë të shumëfishtë

Drake është duke e mbështetur financiarisht një fanse të tij, e cila është në nevojë.

Reperi 36-vjeçar do të paguajë për kujdesin mjekësor të një fanseje, pasi ajo i tregoi se është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë, në koncertin e tij në Toronto që u mbajt të premten.

Në një video të shpërndarë nga një pjesëmarrës i koncertit, Drake e identifikoi fansen që kishte nevojë, nga skena, pasi ajo po mbante një pankartë në duar ku shkruhej “Sapo mora vesh që kam sklerozë të shumëfishtë, a mund të më ndihmoni?”.

Drake më pas foli me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, emri i vërtetë i të cilit është Noah James Shebi, i cili ishte diagnostikuar gjithashtu me sklerozë të shumëfishtë në moshën 22-vjeçare në vitin 2005.

Drake i tha se do ta lidhte me bashkëpunëtorin e tij në mënyrë që ai t’i ofronte ndihmë.

“Dhe së dyti, unë do të paguaj gjithçka që duhet që ju të merrni mjekimin më të mirë në botë, ju premtoj këtë”, shtoi reperi ndërsa turma brohoriste. “E ke fjalën time - dhe mund të kthehesh nesër mbrëma”.

MS është një sëmundje që prek trurin dhe palcën kurrizore që shkakton probleme me ekuilibrin, lëvizjen në krahë ose këmbë, humb ndjesinë dhe shikimin.