Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shlyerja e borxheve mjekësore në SHBA

Më shumë se 40% e të rriturve amerikanë kanë borxh mjekësor dhe rreth dy të tretat e falimentimeve personale në vend përmendin borxhin mjekësor si një shkak kryesor, ka shpjeguar Allison Sesso, presidente dhe shefe ekzekutive e organizatës jofitimprurëse. Paratë vijnë nga Akti i Planit Amerikan të Shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të Qeverisë federale, i cili përfshinte 360 miliardë dollarë për qeveritë lokale, shtetërore, territoriale dhe fisnore për të ofruar lehtësim ekonomik.

(AP) - Miliona amerikanë të zhytur në borxhe mjekësore po përballen çdo ditë me vendime të vështira financiare - paguajnë borxhin ose paguajnë qiranë, shërbimet komunale dhe sendet ushqimore. Disa madje mund të anashkalojnë kujdesin e nevojshëm shëndetësor nga frika se mos zhyten më thellë në borxhe.

Për ta adresuar problemin, një numër në rritje i qeverive bashkiake, qarku dhe shtetërore po hartojnë plane për t’i shpenzuar fondet federale të ndihmës për pandeminë e koronavirusit për të eliminuar borxhin mjekësor të banorëve dhe për t’i lehtësuar ato barra borxhi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli i Qytetit në periferinë e Bostonit të Somervilles muajin e kaluar miratoi njëzëri rezolutën për të shpenzuar 200 mijë dollarë nga 77 milionë dollarët e qytetit në fondet e Aktit të Planit Amerikan të Shpëtimit që mund të pastrojë deri në 4.3 milionë dollarë borxh mjekësor, ka theksuar Willie Burnley Jr., një nga këshilltarët e qytetit që qëndrojnë pas përpjekjes. Rreth 5 mijë nga 80 mijë banorët e qytetit mund të përfitojnë.

Cook County, Illinois, i cili përfshin Chicagon, dhe Pittsburghun, New Orleans, Toledon, Ohion, janë ndër më shumë se dhjetëra komunitetesh që kanë vënë në lëvizje ose po shqyrtojnë plane të ngjashme. Guvernatori demokrat i Connecticut, Ned Lamont, javën e kaluar propozoi shpenzimin e 20 milionë dollarëve në fondet e ARPA për të eliminuar deri në 2 miliardë dollarë borxhet mjekësore të banorëve të shtetit.

Ndryshe nga borxhi i kartës së kreditit ose kredisë, borxhi mjekësor nuk është zgjedhje, thanë avokatët.

“Borxhi mjekësor është diçka që njerëzit nuk mund të zgjedhin dhe nuk është faji i tyre”, ka thënë Burnley. “Askush nuk zgjedh të lëndohet apo të sëmuret”.

Banorja e Somervilles, Virginia Faust, ka sigurim shëndetësor, por ajo u fut në borxhe disa mijëra dollarësh në vitin 2021, kur një urgjencë e shëndetit mendor kërkoi një qëndrim njëjavor në spital. Borxhi ndikoi në kredinë e saj dhe si me ironi, kjo i vuri stres shtesë shëndetit të saj mendor.

“Kjo do të kishte efekt të madh në jetën time dhe do të na i largonte shumë stresin”, ka thënë Faust, 25 vjeçe, për planin e Burnleyt. “Do të thotë se do të kisha më shumë gjasa të shkoja te një mjek dhe të bëja kontrolle të rregullta”.

Në Toledo, 1.6 milionë dollarë të kombinuara nga qyteti dhe konteja Lucas do të eliminojnë deri në 240 milionë dollarë borxhin mjekësor për deri në 41 mijë banorë, sipas deputetes të shtetit të Ohajos, Michele Grim, e cila bëri përpjekjet kur ajo shërbeu si këshilltare në qytetin e Toledos.

“Është kthim i madh nga investimi”, është shprehur ajo. “Unë me të vërtetë nuk mund të mendoja për një mënyrë më të mirë për t’i përdorur dollarët që synonin të ndihmonin në rimëkëmbjen ekonomike të qytetarëve tanë”.

Qytetet dhe shtetet po bashkohen me RIP Medical Debt, organizatë jofitimprurëse me bazë në New York që nga viti 2014 ka përdorur donacione për të blerë pako të mëdha borxhesh nga spitalet dhe ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor për t'i shlyer ato. Një dollar i vetëm i dhuruar fshin mesatarisht 100 dollarë borxh.

Më shumë se 40% e të rriturve amerikanë kanë borxh mjekësor dhe rreth dy të tretat e falimentimeve personale në vend përmendin borxhin mjekësor si një shkak kryesor, ka shpjeguar Allison Sesso, presidente dhe shefe ekzekutive e organizatës jofitimprurëse.

Paratë vijnë nga Akti i Planit Amerikan të Shpëtimit prej 1.9 trilionë dollarësh të Qeverisë federale, i cili përfshinte 360 miliardë dollarë për qeveritë lokale, shtetërore, territoriale dhe fisnore për të ofruar lehtësim ekonomik.

“Kjo është një nga mënyrat më me ndikim dhe më të drejtpërdrejta se si mund t’i përdorim këto para dhe do të kishte përfitime të pabesueshme dhe të matshme”, ka theksuar Burnley.

Kërkesat e përshtatshmërisë mund të ndryshojnë, mirëpo për t’u kualifikuar në Somerville për lehtësimin e borxhit përmes Borxhit Mjekësor RIP, individët ose familjet mund të kenë të ardhura shtëpiake deri në 400% të varfërisë federale - kjo është 111 mijë dollarë në vit për një familje me katër persona sipas statistikave federale — ose kanë borxhe mjekësore që kalojnë 5% të të ardhurave të tyre vjetore.

Nuk ka nevojë për aplikim. Borxhi Mjekësor RIP përcakton përshtatshmërinë dhe përfituesit marrin një letër që i informon ata se borxhi i tyre është marrë dhe anuluar. Jo të gjithë do të përfitojnë. Njerëzit, borxhi i të cilëve vazhdon të mbahet nga agjencitë e grumbullimit fitimprurës, mund të humbasin.

Ndryshe nga lehtësimi i borxhit të kredisë studentore federale, lehtësimi i borxhit mjekësor ka mbështetje më të përhapur dhe dypartiake. Sipas një sondazhi të fundit nga Tulchin Research, më shumë se 70% e amerikanëve mbështesin lehtësimin e borxhit mjekësor, ndërsa vetëm rreth gjysma e amerikanëve mbështesin lehtësimin e borxhit të kredisë studentore.

Që nga themelimi i saj, RIP Medical Debt ka mbledhur para të mjaftueshme për të eliminuar më shumë se 8.5 miliardë dollarë borxh për gati 5.5 milionë njerëz.

Një studim i vitit 2021 që u shfaq në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane përcaktoi se amerikanët kanë 140 miliardë dollarë fatura të papaguara të kujdesit shëndetësor vetëm në agjencitë e grumbullimit dhe se borxhi ndikon në mënyrë disproporcionale tek të varfrit.

Përktheu: Blerta Haxhiu

 

Image