Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja finalizon shkëputjen nga OBSH-ja

OBSH

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), tha të enjten Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), duke finalizuar një qëllim të kahershëm të presidentit amerikan Donald Trump, raporton “CNN”. 

Trump u përpoq të largohej nga OBSH-ja gjatë mandatit të tij të parë, më pas dha njoftimin përmes një urdhri ekzekutiv në ditën e parë të mandatit të tij të dytë se SHBA-ja do të largohej nga organizata. Sipas ligjit, SHBA duhet t’i japë OBSH-së një njoftim njëvjeçar dhe të paguajë të gjitha detyrimet financiare të papaguara përpara largimit.

SHBA-ja ende i detyrohet OBSH-së rreth 260 milionë dollarë, por ekspertët ligjorë thanë se SHBA ka pak gjasa t’i paguajë ato dhe OBSH-ja ka pak mjete për ta detyruar që ta bëjë këtë.

CNN ka kontaktuar OBSH-në për koment, por s’ka marrë përgjigje.

“Si çështje ligji, është shumë e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen zyrtarisht nga OBSH-ja pa paguar detyrimet financiare”, tha Dr. Lawrence Gostin, ekspert i së drejtës globale të shëndetit dhe shëndetit publik në Universitetin Georgetown. “Por, OBSH nuk ka asnjë fuqi për ta detyruar SHBA-në të paguajë atë që i detyrohet.”

Edhe SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Botë 5 muaj më parë SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

OBSH mund të miratojë një rezolutë që thotë se SHBA nuk mund të tërhiqet derisa të paguajë, por Gostin tha se me gjasë nuk do të rrezikojë krijimin e tensioneve të mëtejshme kur Trump ka gjasa të tërhiqet gjithsesi.

Të enjten, HHS-ja tha se të gjitha fondet e qeverisë amerikane për OBSH-në janë ndërprerë dhe i gjithë personeli dhe kontraktorët e caktuar ose të integruar në organizatë janë tërhequr. Gjithashtu tha se SHBA-ja ka ndërprerë pjesëmarrjen zyrtare në komitetet e sponsorizuara nga OBSH, organet drejtuese, strukturat e qeverisjes dhe grupet teknike të punës.

Megjithatë, HHS la të hapur derën për një bashkëpunim të kufizuar të vazhdueshëm. I pyetur nëse SHBA-ja do të merrte pjesë në një takim të ardhshëm të udhëhequr nga OBSH për të vendosur përbërjen e vaksinave të gripit të vitit të ardhshëm, administrata tha se bisedimet për këtë çështje janë ende në vazhdim.

Gjatë një telefonate me gazetarët të enjten, një zyrtar i lartë i administratës tha se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë marrë shumë kthim për vlerën, për paratë, për personelin që ka dhënë”.

“Një premtim i bërë dhe një premtim i mbajtur”, tha një zyrtar i lartë i administratës. 
Zyrtari tha se OBSH “ka vepruar në kundërshtim me interesin e SHBA-së për ta mbrojtur publikun amerikan”.

Edhe Argjentina largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Botë 3 muaj më parë Argjentina largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Megjithëse SHBA ishte financuesi më i madh i organizatës, zyrtari vuri në dukje se kurrë nuk ka pasur një drejtor të përgjithshëm amerikan të OBSH-së.

HHS tha se OBSH nuk ka pranuar kurrë atë që Qeveria amerikane i sheh si dështime gjatë pandemisë së Covid-19. HHS tha se OBSH kishte vonuar shpalljen e një emergjence globale të shëndetit publik, gjë që i kushtoi botës javë kritike ndërsa virusi po përhapej.

“Gjatë asaj periudhe, udhëheqja e OBSH-së jehonte dhe lavdëronte përgjigjen e Kinës, pavarësisht provave të raportimit të vonshëm, shtypjes së informacionit dhe vonesave në konfirmimin e transmetimit nga njeriu te njeriu”,  u tha nga HHS-ja. 

HHS gjithashtu përmendi hezitimin e OBSH-së për të pranuar përhapjen ajrore të virusit dhe tha se ajo minimizoi idenë se njerëzit pa simptoma mund ta përhapnin infeksionin.

Edhe Trumpi tërheq SHBA-në nga 66 organizata, përfshirë ato për klimën Botë 6 muaj më parë Trumpi tërheq SHBA-në nga 66 organizata, përfshirë ato për klimën

Pavarësisht ndarjes, administrata këmbënguli se SHBA do të vazhdojë të jetë një lider global në shëndetësi.

Detajet e strategjisë së re nuk janë publikuar ende, por zyrtarët thanë se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me vende të tjera për mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive dhe shkëmbimin e të dhënave, përmes marrëveshjeve me vende individuale dhe duke punuar me organizata joqeveritare dhe grupe fetare.