Kuriozitet

Turisti fajësohet për djegien e një tempulli të shenjtë kinez

Tempulli kinez

Një turist është fajësuar për djegien e një tempulli të shenjtë kinez për shkak të përdorimit të papërshtatshëm të temjanit dhe qirinjve. Zjarri shpërtheu në Pavionin Wenchang në malin Fenghuang në Zhangjiagang, provinca Jiangsu.

Ndërtesa trekatëshe u përfshi nga flakët derisa pjesë të mëdha të çatisë prej druri binin gradualisht në tokë. Tempulli po shkatërrohej.

Zyrtarët thanë se nuk kishte të lënduar dhe se zjarri nuk u përhap në zonat pyjore përreth. Hetuesit më vonë deklaruan se gjetjet paraprake tregonin që flakët u shkaktuan nga përdorimi i papërshtatshëm i temjanit dhe qirinjve nga një vizitor.

Autoritetet siguruan se pavioni, i ndërtuar në tetor të vitit 2009, nuk përmbante relikte kulturore. Ata gjithashtu deklaruan se të gjitha ndërtesat brenda kompleksit të tempullit ishin ndërtim i kohëve moderne, pa mbetje arkitekturore antike.

Njoftimet zyrtare tutje thanë se pavioni ishte porositur në vitin 2008, i ndërtuar mbi një strukturë të përforcuar betoni dhe përfunduar në vitin 2009. Ajo ishte menaxhuar nga tempulli fqinj Yongqing pas përfundimit.

Regjistrat historikë tregojnë se tempulli origjinal Yongqing datonte prej shumë shekujsh, megjithëse ndërtesat aktuale ishin rindërtuar në vitet 1990.

Restaurimi pritet të filloj sapo të përfundojnë vlerësimet e dëmve, ndërsa vizitorët do të njoftohen javëve në vijim për ecurinë dhe përfundimin e punimeve.