Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sonte ndodh spektakli i madh qiellor, ja në sa ora do të shihet në Kosovë

eklipsi diellor

Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit do të ndodhë sot, më 12 gusht 2026, kur Hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit, duke shkaktuar një eklips total diellor në disa pjesë të botës.

Eklipsi total do të jetë i dukshëm vetëm përgjatë një zone të ngushtë që përfshin pjesë të Islandës, Atlantikut dhe Spanjës, ku Dielli do të mbulohet plotësisht për rreth 2 minuta e 18 sekonda.

Çfarë do të shihet në Kosovë?

Edhe Kosova do të jetë në zonën ku eklipsi mund të vërehet, por jo si eklips total. Nga Kosova do të shihet eklips i pjesshëm, pasi Hëna do të mbulojë vetëm një pjesë të Diellit.

Në Kosovë, sipas përllogaritjeve astronomike:

Edhe Spektakël në qiell, superhëna përkon me shiun e parë të meteorëve sonte Kuriozitet Spektakël në qiell, superhëna përkon me shiun e parë të meteorëve sonte

🕢 Fillon: 19:29

🌞 Maksimumi: 19:38

🕗 Përfundon: 19:41

⏱️ Kohëzgjatja: rreth 12 minuta

Në momentin e maksimumit, rreth 18.5% e diametrit të Diellit do të mbulohet nga Hëna.

Eklipsi do të ndodhë shumë afër perëndimit të Diellit, ndaj për ta parë sa më mirë rekomandohet një vend me pamje të hapur drejt horizontit perëndimor, mundësisht në një zonë më të ngritur.

Edhe Spektakël në qiell, mos e humbisni pamjen e mahnitshme sonte Kuriozitet Spektakël në qiell, mos e humbisni pamjen e mahnitshme sonte

Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës ka njoftuar për organizimin për shikuar eklipsin diellor në një atmosferë unike, me aktivitete edukative dhe vëzhgime profesionale. Lokacioni do të jetë në Rashincë të Shtimes. Për më shumë detaje klikoni këtu.

Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt me sy të lirë, as përmes kamerës së telefonit, dylbive apo teleskopit pa filtra të posaçëm solarë. Për vëzhgim të sigurt duhen syze të certifikuara për eklips diellor.