Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Spektakël i madh, shfaqet eklipsi i plotë

islanda

Momentet e para të eklipsit të plotë diellor kanë nisur në Rusi. Spektakli ka lëvizur shpejt përgjatë Arktikut për tu bërë i dukshëm në zonat në Grenlandë. 

Në vijim, eklipsi i plotë u shfaq në Islandë e më pas në Spanjë. Në Spanjë u prit si një moment i jashtëzakonshëm meqë Spanja nuk e ka parë një eklips të plotë diellor që nga viti 1905. Miliona kapën momentin e shumëpritur.  

Edhe Kosova ishte në zonën ku eklipsi mund të vërehej, por jo si eklips total. Nga Kosova u pa si eklips i pjesshëm, pasi Hëna mbuloi vetëm një pjesë të Diellit.

Eklipsi ndodhi shumë afër perëndimit të Diellit, ndaj për ta parë sa më mirë u rekomandua një vend me pamje të hapur drejt horizontit perëndimor, mundësisht në një zonë më të ngritur.

Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt me sy të lirë, as përmes kamerës së telefonit, dylbive apo teleskopit pa filtra të posaçëm solarë. Për vëzhgim të sigurt duhen syze të certifikuara për eklips diellor.

Islandë
Londër

NDIQENI LIVE: