“Sezoni i eklipsit” 35-ditor po zhvillohet ndërsa Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në hapësirë duke sjellë dy ngjarje qiellore brenda dy javësh.
Eklipsi i plotë diellor ndodhi të mërkurën, 12 gusht, dhe u vlerësuar si jashtëzakonisht i rrallë.
E natën mes 27-28 gusht Toka do të kalojë mes Diellit dhe Hënës duke e krijuar një eklips hënor të pjesshëm të dukshëm në Evropë, Afrikë, Amerikë të Veriut dhe Amerikë të Jugut.
Eklipsi hënor do të jetë një nga më të mirët e parë në Tokë deri në dhjetor të vitit 2028. Ai do të krijojë një hënë të njohur si “e përgjakur”, ku hëna duket të shndërrohet në një të kuqe të errët.
Eklipsi i ardhshëm i plotë diellor do të ndodhë më 2 gusht 2027 dhe do të kalojë mbi Spanjë dhe Afrikën e Veriut, ndërsa do të qëndrojë i dukshëm më gjatë se çdo eklips tjetër diellor deri në vitin 2114.
-
“Forbes” rendit Shqipërinë ndër shtetet më të mira në botë për pensionistët amerikanë
-
Spektakël i madh, shfaqet eklipsi i plotë
-
Sonte ndodh spektakli i madh qiellor, ja në sa ora do të shihet në Kosovë
-
“1 milion euro në bërllok”, mbledhësit e mbeturinave “shpëtojnë” biletën e lotarisë në Itali
-
Çfarë do të ndodhë në qiell sonte