Një eklips hënor i plotë është shumë afër. Për 58 minuta hëna “e përgjakur” do të shfaqet natën e 3 marsit.
Eklipsi hënor i plotë ndodh kur Toka ndodhet mes Hënës dhe Diellit. Me hënën që gjendet në hijen e Tokës, drita e vetme që arrin sipërfaqen hënore filtrohet përmes atmosferës së Tokës, e cila e kthen atë në të kuqe duke ia dhënë edhe emrin “hëna e përgjakur”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ajo nuk do të shihet nga e gjithë bota. Ky eklips do të mund të shihet nga gjysma e Amerikës së Veriut, Australia dhe vendet e Paqësorit.
Ndryshe nga eklipset diellore, ato hënore janë të sigurta të shihen me sy të lirë. Kur ndodhin eklipset hënore, syri vëren hënën të shndërrohet nga drita e argjendtë në një të kuqe të errët.