Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E hëna me diell dhe vranësira në Kosovë

mot i vranët

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të mbajë gjatë së hënës në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen rreth 1 deri në 3 gradë celsius. 

Ndërsa ato maksimalet, nuk do të shënojnë rënie prej ditëve më parë. Nga 18 deri në 21 gradë celsius pritet të mbërrijnë më të lartat e ditës. 

Sipas njoftimit të IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.