Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale të herëpashershme me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 3 dhe 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 17 dhe 21 gradë.
“Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.
