Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit do të ndodhë sot, më 12 gusht 2026, kur Hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit, duke shkaktuar një eklips total diellor në disa pjesë të botës.
Eklipsi total do të jetë i dukshëm vetëm përgjatë një zone të ngushtë që përfshin pjesë të Islandës, Atlantikut dhe Spanjës, ku Dielli do të mbulohet plotësisht për rreth 2 minuta e 18 sekonda.
Çfarë do të shihet në Kosovë?
Edhe Kosova do të jetë në zonën ku eklipsi mund të vërehet, por jo si eklips total. Nga Kosova do të shihet eklips i pjesshëm, pasi Hëna do të mbulojë vetëm një pjesë të Diellit.
Në Kosovë, sipas përllogaritjeve astronomike:
además
Espectacular en el cielo, la superluna coincide con la primera lluvia de meteoritos esta noche
🕢 Fillon: 19:29
???? Maksimumi: 19:38
🕗 Përfundon: 19:41
🇧🇷 Kohëzgjatja: rreth 12 minuta
Në momentin e maksimumit, rreth 18.5% e diametrit të Diellit do të mbulohet nga Hëna.
Eklipsi do të ndodhë shumë afër perëndimit të Diellit, ndaj për ta parë sa më mirë rekomandohet një vend me pamje të hapur drejt horizontit perëndimor, mundësisht në një zonë më të ngritur.
además
Espectacular en el cielo, no te pierdas la increíble vista esta noche.
Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës ka njoftuar për organizimin për shikuar eklipsin diellor në një atmosferë unike, me aktivitete edukative dhe vëzhgime profesionale. Lokacioni do të jetë në Rashincë të Shtimes. Për më shumë detaje klikoni aquí.
Dielli nuk duhet parë drejtpërdrejt me sy të lirë, as përmes kamerës së telefonit, dylbive apo teleskopit pa filtra të posaçëm solarë. Për vëzhgim të sigurt duhen syze të certifikuara për eklips diellor.