Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shoferi në Zvicër gjobitet me 90,000 franga për tejkalim shpejtësie

ch

Një shofer është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë në Lausanne të Zvicrës dhe tani përballet me 90,000 franga dënim. Por, ai mund ta përballojë këtë shumë.

Kjo shumë e lartë për tejkalim i është dhënë sepse shoferi është një prej njerëzve më të pasur të Zvicrës, kështu që kantoni i Vaudit lëshon gjoba bazuar në faktorë si të ardhurat, pasuria ose situata financiare e familjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo nuk ndodh vetëm në Zvicër. Gjermania, Franca, Austria dhe shtetet nordike po ashtu lëshojnë gjoba bazuar në pasurinë e personit. Gjoba e fundit nuk është rekord në Zvicër. Më 2010, një milioner shofer i Ferrarit u gjobit me 233,000 franga.

Sipas rregullave, një person i varfër mund ta kalojë një natë në burg në vend të gjobës, kurse të pasurit në Zvicër mund të përballen me dhjetëra mijëra franga dënim.

Mediat zvicerane raportuan se personi i gjobitur është shtetas francez i listuar ndër 300 njerëzit më të pasur në Zvicër, me një pasuri prej qindra miliona dollarësh.

Në Zvicër, dënimeve për tejkalim shpejtësie nuk u shpëtojnë as policët: Një polic ishte gjobitur për shpejtësi dy herë më shumë se ajo e lejuar në rrugët e Gjenevës më 2016 derisa po ndiqte hajnat që kishin hedhur në erë një bankomat.