Autoritetet amerikane për shpëtimin e kafshëve në Teksas kanë kërkuar t'i bëhet testi i ADN-së një kafshe të pazakontë, shkroi Upi.
Ata nuk e kishin të qartë nëse kafsha e kapur së fundmi ishte qen apo kojotë, ndërsa këlyshin e emëruan Dolli.
Ekipet e shpëtimit thanë se kafshën e gjetën në ambient të hapur, por as në bazë të pamjes nuk u arrit të konkludohej nëse ishte qen apo lloj ujku.
Disa thanë me bindje se ishte qen shtëpiak i përzier me qenin që ruan delet australiane, paçka se mund të jetë edhe kojotë e egër.
Nga ekipi thanë se çfarëdo që të jetë, do të bëhet pjesë e familjeje adoptuese.
Edhe
Kafsha misterioze kapet në Teksas, dalin pamjet
Ky nuk është rasti i parë kur pati dilema të tilla.