Një familje në Ohio të SHBA-së u detyrua të njoftonte Policinë, pasi në shtëpi u fut një kojotë, shkroi “Upi” të hënën.
Kafsha u pa në tualetin e shtëpisë, derisa autoritetet njoftuan se dolën në vendin e ngjarjes, një orë pasi kojota u gjet.
Familja deklaroi se kafsha mund të ketë hyrë nëpërmjet derës kryesore, pasi e lanë hapur gabimisht.
“Kafsha u largua me sukses nga aty, për t'u dërguar në qendrën për kujdesin e kafshëve”, deklaroi Policia.
Kojota është kafshë e rrallë, që jeton në veri të Amerikës. Ka ngjashmëri të dukshme me ujkun, mirëpo besohet se është më e aftë në gjah.
Nuk konsiderohet më e rrezikshme sesa ujqit.
Artikuj të ngjashëm