Një qen që u sulmua nga dy kojota në oborrin e shtëpisë ku ai jeton në Oklahoma u shpëtua nga një mace.
Lane Dyer nga Edmond tha se qeni Havanez 6-vjeçar i familjes së tij, Oakley, u la jashtë për të marrë ajër të pastër, por u sulmua nga dy kojota.
Kamerat e sigurisë regjistruan pamjet teksa dy kafshët e egra e ndoqën qenin, por ata u larguan nga vendi i ngjarjes disa sekonda më vonë kur macja e familjes, Binx, u hodh mbi gardh dhe i përzuri.
“Ishte frymëzuese ta shihje macen tonë të vogël që po hidhej drejt atyre kafshëve që po e sulmonin qenin, por ajo ja doli t’i frikësojë”, kanë thënë pronarët e kashëve.
Oakley u dërgua në Spitalin Veterinar Neel, ku veterinerët fillimisht kishin frikë se ajo mund të humbiste këmbën e saj, por qeni i vogël tani është në rrugën e duhur për t'u shëruar plotësisht, tha Dyer.