Një grua në Kolorado është arrestuar pasi autoritetet kanë thënë se disa prej mbi 50 qentë e saj e kanë sulmuar nënën e saj 76 vjeçe, e cila për pasojë ka vdekur.
Jessica Hoff do të paraqitet në gjykatë të enjten lidhur me vdekjen e nënës së saj e cila kishte demencë dhe i nevojitej kujdes 24 orësh, raportoi AP.
Autoritetet thanë se ajo e la nënën vetëm në shtëpi, ndërsa ajo po kryente punë jashtë. Më vonë atë ditë, policët e gjetën të moshuarën pa vetëdijë dhe qentë që lëviznin përreth saj.
Gjatë kontrollit të pronës së Jessica Hoffit, policët gjetën 54 qen, disa në gjendje të keqe.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq e moshuara në Podujevë pasi pësoi sulm në zemër, u ndoq nga qentë
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Shkoi ta vizitojë nënën e sëmurë në QKUK, përfundon si pacient nga kafshimi i qenve endacakë
-
25-vjeçari vret një të moshuar në Kumanovë, mund të ketë vrarë edhe të tjerë
-
Gruaja e mbyt qenin në banjon e aeroportit në Florida