Një 25-vjeçar në Kumanovë është arrestuar të premten pasi dyshohet se ka vrarë një grua 79 vjeçe.
Sipas Policisë maqedonase, i riu vra të moshuarën në fshatin Çolepek mes datave 27 janar dhe 12 shkurt. Në lajmërimin e Policisë thuhet se ai shfrytëzoi rastin nga fakti se gruaja jetonte vetëm dhe se ishte e moshuar.
“Kur ai hyrë në shtëpinë e saj, ajo po flinte në shtrat, kështu që i dyshuari e sulmoi fizikisht duke i shkaktuar lëndime të shumta nga të cilat gruaja vdiq”, thuhet në njoftim.
Policia, Prokuroria dhe ekipet forenzike po hetojnë më tej pasi provat kanë dhënë indikacione se ky rast lidhet edhe me të tjera raste në rajonin e Kumanovës. Kjo do të thotë se 25-vjeçari mund të ketë kryer edhe vrasje të tjera.
“Për shkak të ngjashmërive në zgjedhjen e viktimës dhe mënyrës brutale të kryerjes së krimit, po hetohet nëse këto raste janë vrasje të kryera nga i njëjti autor. Dje u urdhërua zhvarrimi dhe autopsia për njërën nga viktimat e mundshme, si dhe u mblodhën gjurmë dhe ADN nga trupi i gruas së ndjerë, të cilat po analizohen”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Po ashtu është urdhëruar që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.
-
Gjendet e vdekur një grua në Leposaviq, Policia nis hetimet
-
Vdiq burri që dyshohet se vrau gruan shtatzënë në Malishevë
-
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: I dyshuari ia përplasi kokën për toke, tentoi t’i fshijë gjurmët
-
Një grua në Prizren vdes si pasojë e lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj
-
Një 80-vjeçare dyshohet se u vra nga burri në Prizren