Ka vdekur burri që dyshohej se të dielën pati vrarë bashkëshorten shtatzënë në Malishevë.
Burri pati marrë plagë nga arma e zjarrit dhe që nga orët e mbrëmjes të së dielës ishte në gjendje kritike shëndetësore.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“I dyshuari në rastin e veprës penale “Vrasje e rëndë”, e cila ka ndodhur më datë 23.08.2026, në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më 27.08.2026, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka thënë se procedurat hetimore lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kompetent.
26-vjeçari dyshohej që pati vrarë me armë zjarri 25-vjeçaren, që ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Vrasja tronditi Kosovën dhe nxiti reagime të shumta.
Edhe
Vritet një grua shtatzënë në Malishevë, i dyshuar bashkëshorti i saj
Të premten në Kosovë do të protestohet pas dy rasteve të vrasjes së grave brenda javës në Malishevë e Prizren.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë rreth 60 gra.
-
Krejt çka dihet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë - detaje nga Policia, Prokuroria e QKUK-ja
-
Prokuroria: I dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë është bashkëshorti i saj
-
Një grua shtatzënë vdiq pas plagosjes me armë zjarri në Malishevë, burri në gjendje të rëndë
-
Një grua në Prizren vdes si pasojë e lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj