(Tekst i përditësuar) - Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes e gruas në Malishevë, është bashkëshorti i saj, i cili ka mbetur i plagosur.
Ka njoftuar se sipas të dhënave fillestare një person i gjinisë femërore, bashkëshortja e personit të dyshuar, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në QKUK.
Ndërkaq, i dyshuari personi i gjinisë mashkullore, po ashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas njoftimit nga QKUK, i njëjti është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.
“Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi”, thuhet në njoftim.
Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Edhe
Një grua shtatzënë vdiq pas plagosjes me armë zjarri në Malishevë, burri në gjendje të rëndë
Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale, se ajo do të varroset sot (24 gusht) në orën 18 në varrezat e lagjes Foniqi në fshatin Llazicë të Malishevës.
Një grua shtatzënë vdiq pas plagosjes me armë zjarri në Malishevë, burri në gjendje të rëndë
(Tekst i përditësuar) - Një grua shtatëzënë 34-javëshe ka vdekur e një burrë është plagosur, pas...-
Komandanti i Policisë në Malishevë: Arma me të cilën u vra 25-vjeçarja ishte me leje
-
Krejt çka dihet për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë - detaje nga Policia, Prokuroria e QKUK-ja
-
Vdiq burri që dyshohet se vrau gruan shtatzënë në Malishevë
-
Një grua në Prizren vdes si pasojë e lëndimeve që dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj